Izmir Senaj 28 vjeç u arrestua në Angli pasi kishte pasur mendimin e pazakontë që të ndihmonte të tjerët që të merrnin testin e teorisë për patentë. Ai rezulton të jetë futur disa herë në provime në emrat e personave të tjerë i fashuar nga koka dhe për këtë nxirrte justifikime të ndryshme.
Pamjet e Izmirit i cili kishte hyrë në provim me kokën e fashuar u bënë virale menjëherë në mediat angleze. 28-vjeçari u diktua nga një anëtar i stafit i cili njoftoi menjëherë policinë.
Izmir Senaj rezulton të jetë dënuar edhe më parë më për të njëjtin veprim por si duket e kishte kthyer në mënyrë jetesë.