‘Anglia ka një jetë që e pret këtë ndeshje’, Antonio Conte para finales së ‘Euro 2020’: Italia do të triumfojë

Dy ditë para finales së madhe të ‘Euro 2020’, ish trajneri i Italisë Antonio Conte ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Ai tha se ‘azurrët’ arritën në finale me meritë të plotë, pasi u shfaqën më të kompletuar se çdo rival që u përball.

“Italia ka ditur të ruaj gjithnjë idenë e tyre, identitetin dhe stilin, duke qenë të vetëdijshëm për aftësitë fizike, teknike dhe taktike të kundërshtarëve, për të gjetur një zgjidhje optimale për të arritur rezultatin maksimal. Disa herë kanë dominuar, disa herë jo, por gjithnjë kanë treguar karakter, shpirt dhe cilësi individuale dhe kolektive. Merita kryesore për këtë është e Mancinit që i ka dhënë skuadrës shumë zgjidhje që ata i kanë memorizuar. Një ndeshje mund ta fitosh por mund ta humbasësh edhe nga episodet por kush merret me futboll e di se sa shumë punë bëhet nga pas. Futbolli jonë është ndërtuar nga studimet, njohuritë dhe aplikacionet, ka një motiv pse thuajse gjithnjë arrijmë ti shkojmë turneve të tillë deri në fund. Italia është një garanci, këtë e thotë e historia”, tha Conte.

Muri i Italinë

Me gjithë respektin që kam për të gjithë lojtarët, sot pika e fortë e Italisë është treshja, Donnarumma-Bonucci-Chiellini. Ata të tre së bashku i japin siguri të gjithë skuadrës. Donnarumma është një nga tre portierët më të mirë në botë ndërsa për Bonucci-Chiellini nuk kam çfarë të them. Pavarësisht mijëra betejave që kanë zhvilluar ndjejnë akoma aromën e gjakut. Kanë mentalitet fitues, eksperiencë, karakter, forcë.

Respekt, jo frikë

Anglia ka një skuadër të fortë, me shumë shigjeta në harkun e tyre. Në krahë janë të rrezikshëm. Ndryshe nga Spanja që qarkullon topin pas ata të sulmojnë gjithnjë një kundër një. Nuk është vetëm Sterling, janë edhe Saka, Foden, Sancho e Grealish, edhe Harry Kane sigurisht. Shumë veta i bëjnë elozhe për faktin që ai është i aftë të rikuperojë topa, të ndihmojë skuadrën por Kane është shumë i fortë në zonë, unë personalisht do ta mbaja aty. Pika e tyre e dobët? Nëse i bën presion në momentin kur duan të organizojnë lojën nga poshtë janë më pak të zotë se Spanja. Nëse i bën presion ultra ofensiv ja dalin, duhet të jesh i kujdesshëm nga topat e gjatë më pas.

Efekti Wembley

Anglia ka një jetë që e pret këtë ndeshje. Nuk kanë fituar kurrë një evropian, triumfi i tyre i fundit daton më 1966. Wembley mund të jetë një shtysë e madhe por mund të ketë edhe efekt domino, lojtarët mund të ndjejnë presionin. Kur pësuan gol nga Danimarka treguan vështirësi në nivelin emotiv, ashtu si edhe në fillimin e pjesës së parë të shtesës. Ne do të kemi më pak tifozë përkrahë por kemi më shumë eksperiencë se ta në fushën e lojës. E dimë se çfarë do të thotë të luash një finale, dimë edhe se si fitohet një finale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *