Gareth Southgate i dha fund pritjes Angleze prej më shumë se 60 vitesh për një fitore në fushën Italiane.
Harry Kane shënoi golin e tij të 54 me kombëtaren e Anglisë, gjithashtu edhe golin që e dërgon atë në krye të golashënuesve anglezë.
Fitorja e parë e Anglisë kundër Italisë në fushën Italiane daton që nga viti 1961.
Vendimi i Southgate për të startuar Kalvin Phillips dha rezultat dhe ai i besoi Jack Grealish që në fillim – një vendim që shumë tifozë anglezë e kërkojnë sa herë që skuadra mblidhet.
Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha pozitivet dhe fakti që Southgate bashkohet me Alf Ramsey dhe Walter Winterbottom në një grup elitar të trajnerëve të Anglisë me 50 fitore, taktikat e tij vihen në dyshim.
Pas dominimit të pjesës së parë, kur mund të ishte tre ose katër gola, Anglia e uli ritmin e lojës pasi lejoi një skuadër italiane më të vjetër të merrte komandën pasi lojtarët e Southgate u tërhoqën në mënyrë të pashpjegueshme.