Drejtuesit e mjeteve në Angli mund të ndëshkohen me një gjobë prej 5 mijë paund nëse veshin rroba dimërore ose ato të Krishtlindjeve.
Veshjet që shpërqendrojnë shoferët e tjerë mund të konsiderohen si ‘ngarje e pakujdesshme’.
Rregulli 97 i Kodit të Autostradave thotë se drejtuesit e automjeteve “duhet të sigurohen që veshja dhe këpucët të mos i pengojnë teksa ecin me makinë në asnjë mënyrë” dhe nëse nuk e bëni këtë mund të klasifikohet si ngarje e pakujdesshme dhe mungesë vëmendjeje.
Shoferët paralajmërohen gjithashtu se zgjedhjet e veshjeve ose kostumet që shpërqendrojnë shoferët e tjerë për shembull, një veshje babadimri ose veshje me xixa mund të klasifikohen gjithashtu si ‘ngarje e pakujdesshme’ sipas Kodit të Autostradës.
/Burimi: Walesonline.co.uk/Përshtati në shqip:Priza.al/