Anglia na mposht në “Air Albania”

Kombëtarja u dorëzua, ndërsa Anglia fitoi falë dy golave. Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur të lërë gjurmë në ndeshjen eliminatore për Botërorin Katar 2022 ndaj Anglisë, të zhvilluar në “Air Albania”. Skuadra kundërshtare ka shënuar 2 gola në portën e Etrit Berishës. Golin e parë me kokë e shënoi lojtari Harry Kane ndërsa golin e dytë Mason Mount.

Sikundër e raportoi edhe më herët “Priza.al”, përpara ndeshjes kuqezinjtë kanë bërë një gjest shumë të veçantë. Ata kanë bërë një dedikim special për Arjan Salën, heroin që humbi jetën në flakët e qendrës tregtare “Casa Italia”.

Kombëtarja e “3 Luanëve” arriti të triumfojë 0-2, me gola të shënuar nga Harry Kane dhe Mason Mount.

“3 Luanët” arritën të mposhtnin me rezultatin 0-2 kuqezinjtë e Edi Rejës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, të zhvilluar në “Air Albania”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *