Anglia përgatitet për gjysmëfinalen e ‘Euro 2020’…në një pishinë

ANGLI– Angli po përgatitet për gjysmëfinalen e Europianit kundër Danimarkës. Skuadra angleze është favorit për ‘prerjen’ e biletës për finale në Wembley , ndërkohë që si mënyrë përgatitore kanë organizuar një seancë në pishinë për ta relaksuar ekipin dhe për t’u stërvitur njëkohësisht në qendrën e tyre.

Të njëjtën metodë anglezët përdorën edhe gjatë Kupës së Botës në vitin 2018 gjë që solli eleminimin nga Kroacia në gjysmëfinale

.”Ata janë kthyer”: ishte njoftimi i federatës angleze në rrjetet sociale. Mesfushori Declan Rice, i cili ka qënë pjesë e fromacionit në këto pesë ndeshje, u hodh në pishinë në majë të një peshkaqeni, ndërsa Jack Grealish ishte një nga ata që morën pjesë në një ndeshje volejbolli, megjithëse ai vendosi të përdorë kokën sesa duart.

 

 

Ndërsa Bukayo Saka humbi ekuilibrin ndërsa përpiqej të notonte në një komardare. Fotot morën vrull komentesh menjëherë në rrjete sociale dhe u përdorën si objekt memesh.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *