Anglia thyen mallkimin 55-vjeçar, kapitullon Gjermaninë në ‘shtëpi’! Low dhe Neuer në dëshpërim

Gjermania i jep fund aventurës në “Euro 2020”. Anglia ka bërë mrekullinë në “Wembley”, duke marrë një fitore 2-0, në një duel që do të sillte shumë emocione. Ekipi i Southgate ka thyer mallkimin 55-vjeçar duke mundur Gjermaninë dhe ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Fillimi i fraksionit të dytë ishte drithërues për anglezët, teksa Havertz lëshoi një goditje të fortë nga distanca që u devijua nga një pritje e Pickford. Me kalimin e minutave “Tre Luanët” marrin kontrollin e lojës duke qenë më dominues në aksionet sulmuese. Southgate ndërhyn duke aktivizuar Grealish në vend të Saka. Pikërisht ky zëvendësim do të merrte menjëherë edhe menjëherë shpërblimin në fushë.

Në minutën e 75-të, Anglia gjeti avantazhin me Sterling që nuk fal brenda zonës pas një pasimi shumë të bukur nga Shaw në krahun e majtë.

6 minuta më pas Gjermania kundërpërgjigjet me Thomas Muller, i cili vendoset përballë portierit Pickford, por goditja e tij do të përfundonte ngjitur me shtyllën e portës. Anglia do të shfrytëzonte më së miri hapësirat e lëna nga gjermanët për të dyfishuar avantazhin 5 minuta nga fundi. Grealish, lojtari që ndryshoi ndeshjen, dha një asist për Harry Kane, i cili më në fund gjeti golin e parë në “Euro 2020”.

Në çerekfinale, Anglia do të ndeshet me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi që do të luhet në orën 21:00.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *