Një anije luftarake ruse e forcave detare të Vladimir Putin, e cila është e pajisur me armë bërthamore “të pandalshme” do të lundrojë shumë pranë Britanisë së Madhe.
Udhëheqësi rus thuhet se po përgatitet të dërgojë anijen e armatosur me raketa hipersonike Zircon me kapacitet bërthamor 9 Mach pranë brigjeve të Britanisë.
Mjeti lundrues Admiral Gorshkov do të drejtojë një task forcë detare ruse në fillim të vitit 2023 në një shfaqje tjetër fuqie ndaj Perëndimit.
Një burim i afërt me ministrinë ruse të Mbrojtjes i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se Gorshkov është planifikuar të fillojë detyrën luftarake në det në janar të vitit 2023.
“Ai do të kryejë detyrat e tij luftarake në Detin Mesdhe, me raketa hipersonike Tsirkon në bord”, mësohet të ketë deklaruar burimi.
Misioni i ri pritet të dërgojë Gorshkov nga Severomorsk përtej brigjeve të Britanisë ndërsa shkon për veprime luftarake provokuese në Mesdhe në mes të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, por megjithatë rusët nuk kanë bërë të ditur itinerarin apo oraret e sakta.