Është parë duke dalë tym nga një anije luftarake në Gjirin e Vlorës. Lidhur me këtë situatë Ministria e Mbrojtjes ka bërë një reagim ku dhe ka shpjeguar se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës.
Pamjet që tregohen edhe nga fotografitë janë pjesë e një skenari në rastet kur bie zjarr në borfdin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të shuar flakët.
Rasti i fundit i angazhimit të anijeve të Forcës sonë Detare në një operacion për shuarjen e flakëve në një mjet lundrues në det të hapur ka ndodhur vetëm në muajin shkurt të këtij viti në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë.