Anita Haradinaj: ‘Nusja e Komandantit’ është titulli më me nder që mbaj!

Anita Haradinaj ka treguar detaje të reja nga jeta e saj private dhe marrëdhënia që ka me bashkëshortin e saj, Ramush Haradinajn. Ajo gjithashtu ka prekur dhe kohën e luftës, ku tha se ajo vetë në atë kohë jetonte në Shqipëri por Ramushi gjithmonë i ka treguar asaj histori nga lufta.

“Në atë kohë kam qenë në shkollë në Shqipëri, 16 vjeçe kur kanë filluar trazirat e luftës, dhe nuk është se e kam menduar ndonjëherë që të jem nusja e komandantit dhe që do të përfshihem në luftë, por titullin më me nderë që e mbaj është “Nusja e Komandantit”, tha Anita.

E pyetur se si është të jesh gruaja e një politikani Anita Muçaj Haradinaj tha: Ka qenë e vështirë, duke patur parasysh të gjitha proceset që ka kaluar Ramushi dhe detyrimisht edhe unë në krahë të Ramushit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *