Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për vendosjen e logove krah emrave të kandidatëve në fletët e votimit.
Në kërkesën e depozituar përfaqësuesit e koalicionit kanë sjellë tre argumenta se përse logoja duhet që të hiqet nga fletët e votimit. Sipas tyre ata nuk janë në zgjedhet e përgjithshme që të ketë nevojë për logon e partive apo koalicioneve. Po ashtu në dokument thuhet se kryekomisioneri nuk e ka marrë parasysh këtë propozim të tyre.
Argumentet:
Së pari jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët shqiptar do të zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respective dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike.
Së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku kandidatët identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumë emërore.
Së treti, praktika e KQZ për zgjedhjet e kaluara për fletën e votimit për kandidatët për kryetar Bashkie ka qenë e tillë që nuk ka pasur logo partie apo koalicioni.a