Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvilloi një seancë publike për shqyrtimin e kërkesave ankimore, depozituar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
“Shqyrtimi i Kërkesës Ankimore nr. 88, datë 25.05.2023, depozituar nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, me objekt: “Kundërshtim i vendimit të KQZ për miratimin e Tabelës Përmbeldhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore Bashkia Lezhë. Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore Bashkia Lezhë për Këshillin Bashkiak”.
Vendimi i marrë
“Duke qënë se pala nuk është paraqitur dhe nuk ka sjellë as prova lidhur me pretendimet për rinumërimin e fletëve të votimit në dy KZAZ, nr. 12 dhe 13 në Lezhë, KAS i konsultuar në vend në zbatim të nenit 143, pika 1, shkronja D të kodit zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për zonën zgjedhore bashkia Lezhë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, dhe botohet në faqen zyrtare të KQZ”.