Gjykata e Lartë kanë rrëzuar rekursin e Suel Çelës, i cili nga arratia ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-së, që dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
”Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
Apelit të GJKKO dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj.
Suel Çela është i dyshuar për porositjen e 3 ngjarjeve të rënda kriminale dhe nga arratia, përmes avokatëve, bëri rekurs vendimin, që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë.