Në ekranin e Top Channel është rikthyer emisioni “E Diell”, i cili nisi m,e rubrikën “N’trotuar”. Të ftuar ishin disa personazhe të njohur të ekranit, ku mes tyre ishte edhe moderatorja e programit, Alesia Bami. Tema që u diskutua ditën e sotme ishte “A duhen të lejohen +40 vjeç në klube nate?”. Lidhur me këtë, Alesia u shpreh se “po”.
“Mendoj se absolutisht duhet patjetër ta frekuentojnë edhe 40-vjeçarët dhe 40-vjeçaret klubet, sepse kush jemi ne fundja që t’ua privojmë të drejtën për tu kënaqur edhe ata. Përderisa nuk na cenojnë, e kanë të drejtën e botës për të qenë aty”, tha Bami.
Ndërsa e pyetur nga Edi Manushi “nëse është bezdisur ndonjëherë nga ndonjë 45-vjeçar në klub?”, Alesia tha se “ne bezdisemi kudo”.
“Ne bezdisemi jo vetëm në klube. Bezdisemi në klube, në kinema dhe në rrugë. Edhe mua më kanë ngacmuar, ashtu si shumë femra. Ka disa tipe njerëzish që nuk kanë mend në kokë dhe ngacmojnë, por janë vajzat që duhet t’u tregojnë vendin.
/Burimi: TopChanel/