Anomalitë dhe linja e “Tiranës së Re” të lidhura ngushtë! Urbanit i plas goma në rrugë, qytetarët zbresin në mes të shiut

Transporti urban i Tiranës është jo vetëm në kaos me moskorrektësinë e shërbimit, por edhe në një katrahurë abuzimesh të shumta.

Edhe ditën e sotme linja e “Tiranës së Re” e ka nisur ditën ‘mbarë’.  Në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, urbanin e Tiranës së Re e ka ‘lënë’ goma duke detyruar pasagjerët të zbresin në mes të shiut. Në redaksinë e “Priza.al” ka mbërritur një foto nga vendi ku ka ndodhur incidenti.

Vërejmë se është krijuar një radhë e gjatë kilometrike duke shkaktuar edhe vonesa në punë. Duket se pronari i linjës Fatos Vrapi nuk e vret fare mendjen për të tilla incidente.

Ndërkohë prej disa kohësh “Priza.al” ka nisur që të publikojë me fakte dhe prova problemet e shumta për linjat e ndryshme urbane në kryeqytet. Por ky duket se është bërë një problem i madh për një pjesë të pronarëve, të cilët prej vitesh sigurojnë fitime të mëdha nëpërmjet makinacioneve duke abuzuar dhe përfituar mbi indiferencën e qytetarëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *