Banorët e “Big Brother Vip 2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit dhe vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.
Kjo është java e fundit e emisionit më të përfolur në Shqipëri dhe tanimë rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Në një lojë me pyetje të organizuar në shtëpi, banorët u pyetën se cilin nga personat nuk pëlqejnë. Luizi e cilësoi Tea-n si personin që nuk i ka pëlqyer kurrë në shtëpi, madje e quajti edhe antipatike.
Mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak ish-banores Tea Trifoni e cila ka ardhur menjëherë me një kundërpërgjigje në Instagram-in e saj. Bashkangjitur me videon ku Luizi përmend emrin e saj ajo shkruan:
“Love me or hate, both are in my favor… If you love me, I’ll always be in your heart… If you hate me. I’ll always be in your mind”.