Antonela Berisha flet sërish pa dorashka: Jam dashuruar me burrë të martuar…

Ish-konkurentja e Për’puthen, Antonela Berisha ka rrëfyer sërish pa dorashka rreth jetës së saj.

E ftuar në një emision, ajo ka treguar se është dashuruar me një burrë të martuar, pa e ditur që ai kishte një partnere, ndërsa të vërtetën e kishte zbuluar përmes kërkimeve në Google.

“Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar. Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”.

Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson”, tregoi Antonela.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *