Mbrëmjen e djeshme, ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Antonela Berisha, ka qenë e ftuar në emisionin “Zemër Luana” ku ka treguar dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë partneri. Ajo rrëfeu se partneri i saj boss, e ka ‘përkëdhelur’ me një duplex në mes të Tiranës, i cili kap vlerën e 300 mijë eurove.
Kujtojmë se ish-konkurrentja e “Për’puthen” pak kohë më parë, reagoi ashpër për disa deklarata të Big Mamës. Me anë të disa shkrimeve në Instastory, Antonela u shpreh se nuk ka dashur të komentojë deklaratat ku përmendet emri i saj, por që sipas saj kishte pak minuta kohë dhe mund t’ia lejonte vetes të jepte disa leksione falas.