Trekëndëshi Ledjana-Mevlan-Antonela vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike me deklaratat që bëjnë për njëri-tjetrin. Thumbat kanë vazhduar në rrjete sociale edhe pas daljes së tyre nga emisioni.
Antonela ka qenë ajo, e cila ka bërë një deklaratë të fortë për Ledjanën. Ajo tregoi se kishte bërë këngë me Mevlanin, por nuk i kishin publikuar për shkak se Ledjana nuk e kishte lejuar ish-konkurentin.
“Kemi realizuar dy këngë me Mevlanin dhe një vetëm, asnjëra nuk u publikua dhe nuk e di nëse do ta publikoj jam me dy mendje. Tematikat e këngëve me Mevlanin ishin dashurie dhe në formë diskutimi mes të dyve. Nuk u publikuan kurrë sepse nuk e la gruja”, tha Antonela duke iu referuar Ledjanës.
Nga ana tjetër, para pak kohësh Ledjana u shpreh në një intervistë se Antonela nuk u shkëput asnjëherë nga Mevlani dhe se ata s’i kishin ndërprerë kurrë marrëdhëniet.
“Javën e fundit përmbledhëse, mua nuk më kanë ftuar që të bëja një përballje me Mevlanin se ne kishim dalë çift. Produksioni zgjedh Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin, gjë që se kam kuptuar kurrë se ç’raport kishin ata dhe pse duhej të përballeshin më vonë, duke qenë se në syrin e publikut i kishin mbyllur marrëdhëniet, por në të vërtetë ata nuk i kanë mbyllur asnjëherë marrëdhëniet”, u shpreh Ledjana, teksa shtoi se kjo është arsyeja kryesore pse është shkëputur përfundimisht nga Mevlani.
/Priza.al/