Antonela zbulon lidhjen sekrete të Arjolës dhe Atdheut! Flet mbi sherrin për motive xhelozie dhe përfshirjen e familjarëve të saj

Një konflikt i madh është ndezur në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së Përputhen, Antonela Berisha. Molla e sherrit është pikërisht Atdhe Xharavina, i cili ka kohë që shoqërohet me Arjolën, sidomos në Prishtinë ku i shohin shpesh bashkë.

Deri më tani nuk dihej asgjë rreth këtij afrimiteti, por u desh hyrja e Antonelës në BBVIP, që të trazonte ujërat e showbizit, duke i zbuluar këtë sekret Arjolës, nënë e tre fëmijëve. Antonela në Big Brother VIP zbuloi se mes Arjolës dhe Atdheut të “Përputhen” ka pasur dhe ka diçka më shumë përtej miqësisë.

Ajo u shpreh se Arjola nuk e pëlqen atë dhe e urren brenda shtëpisë dhe arsyeja është pikërisht Atdheu.

“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës, ajo e cila i ka shkruar Atdheut! Pse po të dridhet buza tani kur përmend Atdheun?”, iu drejtua ajo Arjolës gjatë spektaklit.

Antonela e di mirë se Arjola ka diçka me të prej Atdheut, ndërsa vetë aktorja e kundërshtoi, pasi me djalin nga Kosova ajo tha se ka një miqësi prej 6 vitesh. Pyetjes së publikut se anën e kujt mban Atdheu dhe me cilën prej vajzave ka vërtet afeksion, ai iu përgjigj vetë pas spektaklit.

Ai reagoi me anë të postimit të një fotoje krah Arjolës ndërsa shprehej: “Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe artiste e talentuar. Është momenti që të mbështes unë ty tani!”.

Ndërkohë burime pranë të dyve kanë treguar se pavarësisht se ata hiqen si miq, pas as miqësie fshihet një romancë e bukur, për të cilën kanë vendosur ta mbajnë larg mediatikisht.

Por ja ku hyn Antonela dhe me tipin e saj mjaft të hapur, ka vendosur t’ia zbulojë këtë sekret Arjolës, e cila pretendon fitoren e “Big Brother”, dhe për këtë ka zgjedhur të luajë me figurën e nënës që sakrifikon për tre fëmijët pas divorcit dhe jo me figurën e femrës që nuk e ka problem të flasë hapur për jetën e saj intime.

Para se të hynte në BBVIP, aktorja e “Portokallisë” Demiri, ndau me ndjekëssit një dhuratë të veçantë që mori. Bëhej fjalë për një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemra, ndërsa më mes të saj ishte shkruar gërma “A” me trëndafila të bardhë, që nuk dihet ishte A si Arjola apo A si Atdheu.

Por ajo nuk zbuloi se kush ia kishte dërguar dhuratën, ndërsa vuri në dyshime ndjekësit se tashmë një mashkull kishte hyrë në jetën e saj. Aktorja e humorit ka rrëfyer herë pas here detaje nga jeta private në shtëpinë e “Big brother VIP” që askush nuk i dinte.

Së fundmi, Demiri vendosi të tregojë momentin e parë kur e ka takuar ish-partnerin. Ajo tha se nuk dëshironte që ta takonte, por ishin persona të tjerë që e imponuan. Fakti që ishte vetëm 20 vjeç, bëri që ajo të mos mendohej shumë dhe të shkonte në drekën e organizuar për ata të dy.

“Kur e kam pa ish-burrin tim për herë të parë, kam dasht me ik me vrap. Për Zotin, kam dasht me ik nga dreka me vrap. Ma imponuan takimin. Jo me zor, se unë me zor s’kisha shku fare, por në njëfarë mënyre ma imponuan. ‘Hajde në drekë se do të të njohim me njërin’. Isha 20 vjeç o goce, kot tani. Doja që dhe mua të ma bënte ‘bam’. Edhe takimin e dytë ma kanë imponuar. Por në takimin e dytë nuk erdhi ai që ishte në tavolinë, por erdhi dikush tjetër”, tregoi Arjola gjatë kohës që po fliste me Kledin dhe me Beniadën në oborrin e shtëpisë.

Gjatë javëve të para në BBVIP, u aludua se aktorja kishte një pëlqim për Kledin. Kjo u evidentua nga disa banorë në shtëpi në momentin që ish-futbollisti zgjodhi Beatrix Ramosajn në takimin romantik dhe jo Arjolën.

Pavarësisht se aktorja tha që ndihej shumë më e lumtur që Kledi e zgjodhi si aleate për lojën në çift, ishte e vështirë të fshihte “xhelozinë”. Kledi nga ana tjetër tha se e vlerësonte shumë Demirin, por vetëm si shoqe dhe asgjë më shumë se kaq. Ai pranoi se e dashuronte partneren gjermane jashtë “Big Brother VIP”, pavarësisht se kishte një pëlqim për Beatrixin.

Ndërkohë aktorja Demiri ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me linjat trupore seksi. 37-vjeçarja nga Tropoja është komentuar jo vetëm për fizikun, por edhe për tiparet në fytyrë, që shumë vajza do të donin t’i kishin. Mirëpo, së fundmi në rrjet po qarkullon një video, e cila tregon se si dukej Arjola para se të bëhej e famshme.

Videoja e publikuar në “TikTok”, është realizuar gjashtë vite më parë, kur aktorja po jepte një intervistë për mediat. Krahasuar me tiparet që ka sot, duket qartë se artistja ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë, por më e dukshmja është ajo në hundë. Gjithashtu, Demiri ka bërë ndërhyrje edhe te buzët. Arjola Demiri është bërë pjesë e “Big Brother VIP” dhe arsyeja kryesore që fshihet pas këtij vendimi të vështirë për të, është çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.

Aktorja ka treguar se është shumë e vështirë të rrisësh tre fëmijë e për këtë arsye e ka parë si mundësi këtë spektakël televiziv. Gjatë qëndrimit brenda, Demiri ka treguar se si e zbuloi tradhtinë e ish-bashkëshortit, të cilin e fali për gjashtë vite, derisa erdhi një moment që nuk duroi dot më dhe u largua nga shtëpia së bashku me tre fëmijët e saj.

Ajo është rasti i rrallë që famën e fitoi pasi u bë me tre fëmijë, duke guxuar në teatër me rolin ku masturbonte, për t’u shfaqur më pas në disa role kinemaje si tek filmi “I love Tropoja”, dhe në shown “Portokalli”.

Arjola tentoi edhe përfshirjen në politikë, duke u shfaqur në krah të Erion Veliajt dhe Kryeministrit Edi Rama, me të cilin u njohën në sheshxhirimin e filmit të Ermal Mamaqit, por duket se nuk arriti dot të depërtonte në rangjet e Partisë Socialiste. Kështu provoi një tjetër derë të famës dhe suksesit, atë të shtëpisë së “Big Brother VIP”.

/Burimi: Panorama Plus/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *