Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-banorja e shtëpisë së “BBV”, Antoneta Koçi ka folur për eksperiencën e saj në BBV.
Ndërkaq, sa e gjykuar ndjehet sipas Antonetës një vajzë brenda shtëpisë së “BBV”?
“Kisha kohë pa dëgjuar aq shumë komente rreth fizikut. E shikoja të vazhdueshme, komente herë komplimente herë tërheqje vëmendje. Jo të ekzagjeruara por të pavënda. Mund të japësh sugjerime por më takt kur e sheh që tjetri e pranon. Në rastin tim ishte sulmuese sepse mora dy nga epitetet më të këqija te loja e tabelës. Prisja që disa banorë që kisha afër vetes të mos mi kishin vendosur ato epitete. Gjithsesi e mendova si diçka të fortë për lojën time. Luizi tha do ndryshoja gjithçka tek Antoneta dhe u mërzita pak sepse asnjëri nga banorët nuk reaguan, madje as vajzat. Vajzat aty ulnin zërin vetëm që të mos ofendoheshin”,- u shpreh Antoneta.
Finalisti i katërt sipas Antonetës?
“Nita por mua personalisht do të më pëlqente Qetsori. Kristi nuk është i sinqertë, ka mitizuar personazhin e tij. Nita bën disa goditje të pabesa herë pas here dhe nuk më vjen shumë ta shoh si fituese sepse jam ndjerë keq nga mini goditjet e saj. Qetsori është shumë karizamtik. Edhe situatat kundra vetes i ka kthyer në favor të tij. Sado të ketë patur një luftë të fortë ka shumë takt dhe etikë në lojë”,- vijoi ajo.
Banorët më real, më përzemër dhe banorët që nuk do i qasje aty brenda?
“Olta Gixhari më duket shumë reale, Vis Pupa, Qetsori, Nita dhe Diola. Këta personazhe nuk janë përpjekur të ngrejnë një përsonazh tjetër, i kanë qëndruar karakterit të tyre. Më problematikët janë Luizi, të hap punë ai njeri. Duhet të jesh me një sy hap dhe me një sy mbyll se nuk i dihet”,- tha ish-banorja.