Një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Austri për planifikimin e një sulmi terrorist gjatë një koncerti të Taylor Swift. Sipas raportimeve, familja e tij kishte emigruar nga Vjena në Ternitz, ku u bë edhe arrestimi. Familja e 19-vjeçarit, e cila ka shtetësi austriake, ka origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe rrënjë shqiptare.
Raportimet tregojnë se fqinjët e tij kanë vënë re ndryshime të papritura në sjelljen e tij, përfshirë shfaqjen me mjekër dhe praninë e një gruaje me burka në shtëpinë e tij. Ai punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate për të bërë eksplozivë, të cilat u gjetën në banesën e tij.
Përveç 19-vjeçarit, autoritetet austriake kanë arrestuar edhe dy 17-vjeçarë të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në planin e sulmit. Autoritetet janë në kërkim të dy personave të tjerë të lidhur me këtë rast. Për shkak të këtyre ngjarjeve, të gjitha koncertet e Taylor Swift në Austri janë anuluar.
Një shërbim sekret i huaj kishte informuar autoritetet austriake për planin e sulmit dhe kishte zbuluar një video të njërit prej të