Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas anulimit të seancës në Komisionin e Sigurisë ku pritej të raportonte Vlora Hyseni u shpreh se ai kishte disa pyetje për kryetaren e SHISH.
“Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon siç mendon me njerëzit, mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision. Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës.
Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd. Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur, po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion.
Për këto nuk morëm përgjigje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë. Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjecare”, tha Salianji.