Anullohet seanca e sotme ndaj Salih Mustafës në Hagë, ja arsyeja

Seanca e ditës së sotme në Gjykatën e Hagës ndaj Salih Mustafës është anulluar pasi fillimisht ishte vendosur të zhvillohej nëse do të nevojitej më shumë kohë për deklaratat hyrëse.

Të enjten ishte parashikuar që në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të vazhdonte gjykimi për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, mirëpo kjo seancë është anuluar.

“Meqenëse deklaratat hyrëse ishin më të shkurtra se që pritej, gjykatësit kanë vendosur se nuk nevojitet të mbahet edhe seanca e paraparë për të enjten”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *