Anulohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Berlinit

Aeroporti i Berlinit është mbyllur për shkak të grevës së stafit të sigurisë. Duke nisur në orën 3:30 dhe do të përfundojë në mesnatë. Të gjithë fluturimet janë anuluar.

Sindikata ‘Verdi’ po kërkon të rrisë presionin ndaj punëdhënësve, me të cilët po negocion bonuset për punën në ditët e festave dhe fundjavave.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Federal të Kompanive të Sigurisë (BDLS) të paraqesë një ofertë të negocueshme në takimet tona më 28 dhe 29 prill dhe të mos përpiqet të fitojë kohë, në të kundërt do të vazhdojmë me grevat,” paralajmëroi përfaqësuesi i sindikatës Wolfgang Pieper.

Greva e sotme, e treta për aeroportin e Berlinit që nga fillimi i vitit, i shtohet listës së gjatë të protestave të punonjësve të transportit në muajt e fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *