Këngëtarja Rita Ora ka konfirmuar rikthimin e saj në formë të plotë pas një periudhe të shkurtër problemeve shëndetësore që e detyruan të anulojë koncertin në Budapest muajin e kaluar.
Në një postim në Instagram, Rita Ora siguroi fansat se është “rikthyer 100 për qind” dhe falënderoi për mbështetjen dhe mirëkuptimin.
Pasi përjetoi një problem shëndetësor që ndikoi në performancën e saj në ‘Campus Fesztival’ në Debrecen, Hungari, Rita kaloi një natë nën kujdesin mjekësor.
Ajo tani është rikthyer në aktivitetin e saj muzikor dhe është duke punuar për një album të ri, duke përgatitur gjithashtu një turne të madh për të ardhmen.