Anulon dasmën sepse zbulon tradhtinë e të fejuarit në rrjetet sociale

Fenomeni i rrjeteve sociale mund të jetë burim i shumë problemeve dhe tensioneve në jetën familjare. Nga Tik Tok-u na vjen historia e një vajze të re, e cila ishte në prag të martesës, por është detyruar të anuloj ceremoninë pasi zbuloi se bashkëshorti saj i ardhshëm përdorte aplikacione takimesh.

Video e publikuar nga vetë vajza në TikTok, është bërë virale. Ajo shpjegoi se vendimi i saj nuk kishtë qenë i lehtë, por diçka e tillë nuk duhet të kishte ndodhur.

“Në të vërtetë unë kisha disa anëtarë të familjes që të më gjykonin, majtas dhe djathtas, sepse nuk mund ta tregoja saktësisht të gjithë historinë si ndodhi. Ishte planifikuar një martesë e madhe, nuk ishte vetëm një ceremoni e vogël, unë kisha 101 veta të ftuar nga e gjithë SHBA-ja”.

E reja tregon se si e ka zbuluar atë që i fejuari i bënte mbrapa krahëve.  “Fillova të shihja disa flamuj të kuq, kështu që fillova të kërkoj. U futa në kompjuterin tim dhe shoh se ka gjëra në koshin e riciklimit, kështu që natyrisht klikova mbi të. Ajo gjeti foto që ishin përdorur për aplikacionet e takimeve dhe njohu çarçafët në sfond”. Komentet e shumta kanë mbështetur të renë dhe mënyrën se si ajo veproi.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *