Anxhela Peristeri do ngjitet në skenën e “Eurovision”-it, Olti Curri zbulon sa është paguar si autor i këngës

Këngëtarja Anxhela Peristeri do të na përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e vitit që lamë pas, mban titullin “Karma”, e cila do të prezantojë në Festivalin Evropian.

Pak ditë më parë, ajo ka publikuar videoklipin zyrtar për këngën “Karma”, me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në festivalin më të madhe evropian, “Eurovision”.

Autori i këngës së Shqipërisë për në “Eurovision”, Olti Curri, ka treguar se sa është paguar për këngën.

Opinionisti i njohur, Olti Curri, ishte i ftuar në emisionin “Dilema Sociale” për të diskutuar rreth temës së “Eurovisionit”, dhe se si ishte të shkruaje tekstin e një kënge fituese.

Olti zbuloi detaje rreth buxhetit që fshihet pas festivalit të RTSH-së, dhe tregoi shumën që kishte fituar për këngën “Karma” nga Anxhela Peristeri.

“Tarifat e shpërblimit të festivalit janë ato që janë… Mund të kem marrë… as 200 euro më duket!”, tha Olti Curri.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *