Apartamente, truall dhe makina/Kush është trafikanti shqiptar që iu sekuestruan miliona euro

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka sekuestruar një numër të madh pasurish me vlerë miliona euro të shtetasit Dritan Beti dhe personave të lidhur me të.

Sekuestrimi është bërë pas hetimit të kryer, nga ku është arritur të vërtetohet se shtetasi Dritan Beti është dënuar për veprën penale të Trafikimit të lëndëve narkotike në Itali, nga Gjykata e Ankonës.

Janë sekuestruar një truall me sipërfaqe 83.78 metër katror që ndodhet në rrugën ‘Mihal Grameno’ në Tiranë, në bashkëpronësi me familjarët, tre apartamente, një me sipërfaqe 125.67 metra katrorë në rrugën ‘Mihal Grameno’, një me sipërfaqe 93.70 metër katrorë që ndodhet po në Tiranë dhe një tjetër me sipërfaqe 66.60 metër katrorë në rrugën ‘Vllazërit Huta’ në Tiranë, një palestër në rrugën ‘Jahja Ballhysa’ dhe një bar-kafe në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *