Ditën e sotme në një apartament në Astir që u përfshi nga flakët, nënë e bir u hodhën nga dritarja për të shpëtuar pasi flakët kishin bllokuar totalisht çdo dalje tjetër. Por kjo ngjarje mund të ishte kthyer në një tragjedi për banorët e tjerë të pallatit. Të shqetësuar ata thonë se mund të ishin djegur të gjithë pasi pallati nuk ka shkallë emergjence dhe se jeta e tyre ishte në rrezik nga zjarri që përfshiu apartamentin sot në mëngjes.
“Do ishim djegur të gjithë si miu. Nuk kemi shkallë emergjence që të dalim nga tymi. Të marrin masat, të shikojnë shkallën e emergjencës “, thotë një banore për “Ora News”.
Flakët e zjarrit kanë prekur dhe apartamentet e tjera në pallat çfarë ka bërë që disa nga banorët të marrin ndihmë mjekësore, pasi tymi u kishte prekur mushkëritë.
/Priza.al/