Apeli e lë në shërbim prove ish kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka lënë në shërbim prove ish kryetaren e bashkisë së Libohovës Luiza Mandi pasi është shpallur fajtore për “shpërdorim detyre”.

Apeli vendosi ekzekutimin e dënimit të 8 muaj burg duke e lënë në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj burg.

Ish kryebashkiakja e Libohovës u procedua pas kallëzimit të një qytetari që pretendoi se i ishte dëmtuar prona gjatë një projekti publik për zgjerimin e një rruge. Qytetari kishte kallëzuar se i ishte premtuar se do t’i riparohej prona, por në fakt që nuk ka ndodhur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *