Një ditë pas heqjes së barrikadave dhe hapjes së pikave doganore, misioni i KFOR bëri një apel të drejtpërdrejtë për kthimin e serbëve në institucione. Sipas misionit të BE në Kosovë, boshllëku në polici, pushtet vendor dhe gjykata nuk mund të mbushet nga plotësisht prej tij.
“EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por misioni nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit” – thuhej në deklaratën e tyre.
Misioni i Bashkimit Europian përshëndeti uljen e tensionit pas heqjes së barrikadave dhe garantoi mbështetjen e tyre për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Kosovës. Pas heqjes së barrikadave në veri të vendit situata mbetet e qetë.