Apeli i fortë i ipeshkvijve Katolikë, reagon menjëherë Presidenti Meta: Politikë e përgjegjshme, kundër varfërisë dhe shpopullimit të vendit!  

Apelit të sotëm të arqipeshvinjve Katolikë shqiptarë, që qeveria të kthejë sytë nga të varfërit dhe të luftojë rritjen abuzive të çmimeve, i është përgjigjur menjëherë kreu i shtetit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas thirrjes së fortë të klerikëve të Kishës Katolike Shqiptare.

Këta të fundit i janë drejtuar qeverisë për të marrë masa konkrete për më të varfrit dhe më të pamundurit, në kushtet kur në vend janë rritur ndjeshëm çmimet dhe pritet rritje tjetër e tyre.

Presidenti Meta deklaron se e mbështet plotësisht mesazhin e tyre ndërgjegjësues dhe thekson se nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që lufton varfërinë dhe ndalon shpopullimin.

??? E mbështes plotësisht mesazhin ndërgjegjësues dhe aktual drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore në vend nga Ipeshkvijtë e Kishës Katolike Shqiptare, misionarëve të Zotit, që çdo ditë janë pranë të varfërve, të pamundurve dhe të mënjanuarve duke bërë çmos për t’ju garantuar mirëqenien dhe dinjitetin njerëzor, për t’ju dhënë zë kauzave të tyre, nxitur solidaritetin, administrimin dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave të përbashkëta.

Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve, që lufton varfërinë, garanton përfshirjen e plotë sociale, mbështetjen e të pamundurve dhe integrimin e tyre në shoqëri dhe që ndalon shpopullimin e vendit!”,- deklaron Presidenti Meta.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *