Apeli i GJKKO lë në sekuestro 39 ha tokë në Velipojë të Pëllumb Gjokës

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.

Biznesmenit Pëllumb Gjoka, i shpallur edhe investitor strategjik, i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës me kërkese të SPAK, por Apeli i GJKKO rrëzoi ankimin e tij.

Sipas SPAK, dyshohet se këto sipërfaqe toke janë përfituar me anë të falsifikimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *