Me anë të një njoftimi, GJKKO ka shpallur fajtor për prodhimin dhe shitjen e kanabisit Endri Braçajn.
Braçaj u dënua me 7 vite e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi i ulet në 5 vite burgim.
“Në aplikim të nenit 406 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endi Braçaj, i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim.
Vuajta e dënimit i fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, në mungesë të tij ose vendimit gjyqësorë të formës së prerë.
Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore mbeten në ngarkim të të pandehurit në pjesën që i takon.
Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.” thuhet në njoftimin e GJKKO-së.”