Gjykata e Apelit ka ndryshuar dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe. Ai u shpall fajtor edhe për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera dhe u dënua me 3.4 vite heqje lirie.
Tushe fillimisht u dënua me 2.4 vite burg, por këtë vendim e ndryshoi ditën e sotme ‘Apeli’, ku krahas vendimit për ta rikthyer në burg, ka shtuar edhe kohëzgjatjen e vuajtjes së dënimit.
Ai akuzohet për abuzim me një tender me vlerë 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në njësinë administrative Kolonjë. Tenderi dyshohet të jetë fituar në mënyrë fiktive nga një kompani, ndërsa punimet në terren u kryen nga një tjetër kompani. Ndërsa vepra penale e “shpërdorimit të detyrës” dyshohet të jetë kryer përmes shpërdorimit të karburantit të bashkisë dhe lejimit të një ndërtimi pa leje.