Sot në orën 13:00, Gjykata e Posaçme do të vendosë për ankimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn, Ermal Kurtulajn, Gazmend Haxhian, Elton Marinin, Alfred Nikollajn, Bledar Lekën, dhe Bjona Zijajn në rastin e SASPAC.
Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj kërkojnë masë më të butë për shkak të arsyetimeve personale, përfshirë garanci pasurore dhe përgjegjësi familjare.
Masat aktuale për të akuzuarit përfshijnë arrest në burg për disa prej tyre, arrest në shtëpi për të tjerët, si dhe detyrim paraqitje për disa prej tyre.