“Bota jonë është mbajtur peng për një kohë të gjatë. Pajisjet e tilla të vdekjes nuk garantojnë fitore ose siguri: siç janë projektuar, rezultati i tyre i vetëm është shkatërrimi.”. Kështu ka deklaruar kreu I OKB Antonio Guterres
Komuniteti global duhet “të transferojë armët bërthamore në histori , një herë e përgjithmonë”. Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm iKombet e Bashkuara, Antonio Guterres. Në një postim në Tëitter me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Testimit Bërthamor”, ai ka shkruar se “bota jonë është mbajtur peng i këtij lloji të armëve për një kohë të gjatë.Pajisjet e tilla të vdekjes nuk garantojnë fitore ose siguri: siç janë projektuar, rezultati i tyre i vetëm është shkatërrimi.
Ne garantojmë përfundimin e testeve përgjithmonë dhe ia dorëzojmë historisë armët bërthamore, njëherë e përgjithmonë”, është apeli i Guterres.