Apeli i shpalli fajtor pas tjetërsimit të pronave në Shëngjin, policia ende në kërkim të 10 zyrtarëve

Policia e Lezhës është në kërkim për të dënuarve nga Gjykata e Apelit të Shkodër, lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Uniformat blu janë vënë në kërkim të 10 zyrtarëve të cilët janë përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdet. Por prej dy ditësh kontroll për prangosjen e tyre, autoritetet nuk ia kanë dalë qëllimit, ku priten që 10 zyrtarët të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi mund  të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.

I vetmi i dënuar nga Apeli, i cili u vetëdorëzua është ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun dhe 10 të tjerë

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *