Ish kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është arrestuar ditën e sotme. Kjo pasi Apeli i GJKKO i shtoi me 1 vit dënimin e tij në burg duke e shpallur fajtor edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Ai do të kthehet në qeli ku do të vuajë pjesën tjetër të dënimit.
Më parë nga shkalla e parë Tushe ishte dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, për të cilat dënua me 2 vite e 4 muaj burg.
Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.