Apeli shqyrton më 3 mars çështjen e vulës/ Nuk e fsheh gëzimin Partia Demokratike: Më në fund!!!!

Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka shpallur datën në të cilën do të mbahet seanca gjyqësore për shqyrtimin e çështjes së vulës së Partisë Demokratike. Përfaqësuesi ligjor i kësaj të fundit, Indrit Sefa ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’. Ai shkroi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për të zgjidhur përfundimisht çështjen e legjitimitetit të PD-së. Sefa cilësoi se Partia Demokratike është një parti e shqiptarëve dhe që respekton partneritetin me SHBA-në dhe BE-në.

“Më në fund!!!!! Pasi kemi depozituar për të disatën herë kërkesën për përshpejtimin e gjykimit të ankimit të PD-së, më në fund Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimit në datën 03.03.2023 në orën 11.00. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e legjitimitetit të drejtimit të PD-së. PD është parti e shqiptarëve të ndershëm, që respekton shtetin ligjor, partneritetin strategjik me SHBA&BE dhe që do ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkroi Sefa.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *