Apeli shtyn sërish seancën për çështjen “Babale”

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish gjyqin ndaj deputetit të PD, Ervin Salianjit në lidhje me çështjen ‘Babale’.

Mësohet se shkak për shtyrjen të jetë bërë mosprezenca e trupit gjykues, një prej anëtarëve ka refuzuar të marrë pjesë.

Njoftimi i plotë:

Sot është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj. Ju komunikojmë se mbrojtësit e të pandehurve kanë depozituar sërish kërkesa për shtyrjen e seancës. Po ashtu, për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm. Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do mund të zhvillohet.  Dita dhe ora e seancës se ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *