Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për Alfred Belerin, i cili është dënuar me 2 vjet burg për korrupsion në zgjedhje.
Me këtë vendim, Alfred Beleri humb mundësinë për t’u betuar si kryebashkiak, pasi tashmë është një person i dënuar me një vendim të formës së prerë, ndërsa në Himarë do të ketë zgjedhje të reja brenda afaktit të përcaktuar ligjor, presidenti duhet të përcaktojë datën.
Në një interviste për “CNN Greece”, Beleri ka paralajmëruar se cështjen do ta cojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe se nga tani e tutje problemin do ta ketë kryeministri Edi Rama.
“Në çdo vend europian dhe në çdo sistem gjyqësor që funksiononte sipas rregullave të shtetit të së drejtës, lirimi im do të ishte një rrugë njëkahëshe pavarësisht zgjedhjes sime apo jo. Rama do ta ketë problemin tani e tutje”, theksoi ai.
“Rama veproi si një puçist i zakonshëm. Kam duruar kaq shumë muaj pavarësisht padrejtësisë dhe grushtit të shtetit kundër meje. Do të duroj edhe disa javë nëse është e nevojshme”, vëren eurodeputeti i zgjedhur nga PD, duke theksuar se ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për çështjen e tij “dhe pastaj disa nuk do të dinë ku të fshihen” tha ai.