Aplikacionet janë jashtë funksionit, reagon ‘Facebook’: Po punojmë që të kthejmë normalitetin!

Aplikacionet WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger prej më shumë se një orë janë jashtë funksionit dhe përdoruesit nuk mund t’i aksesojnë. Andy Stone drejtori i politikave të komunikimit në kompaninë “Facebook” ka reaguar duke thënë se po punohet për ta zgjidhur problemin. Gjithashtu Stone i kërkon falje përdoruesve.

Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, shkruan Stone.

Ndërkohë, WhatsApp pranon se shërbimi i saj është i fikur:

Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz po përjetojnë probleme me ËhatsApp për momentin. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një përditësim këtu sa më shpejt të jetë e mundur.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *