Shtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare.
Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” sigurojnë qytetarët se pagesat e bëra, do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë.
Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).
Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shqiptare
Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare.
Vetë ministri i Brendshëm ishte sot në zyrat e “IdentiTek” për të aplikuar për rinovimin e pasaportës biometrike.