Më 14 shtator kompania Apple pritet të paraqesë versionin e ri iPhone. Ngjarja do të jetë online dhe do të transmetohet në faqen e Apple, siç ka ndodhur që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020.
Kompania pritet edhe që të përmirësojë MacBook Pro dhe iPad këtë vjeshtë, të paktën nëse i përmbahet kalendarit të saj vjetor. Pajisjet e reja të Apple pritet të përfshijnë një iPhone 13 mini, një iPhone 13 Pro dhe një iPhone 13 Pro Max.
Dizajni nuk do të jetë rrënjësisht i ndryshëm nga iPhone 12, por pritet që të ketë ekran 120Hz dhe lente më të mëdha në kamerën e pasme. IPhone 13 mund të përfshijë gjithashtu një procesor A15 me shpejtësi të lartë, një bateri më të madhe dhe një port USB-C në vend të llojit të zakonshëm Lightning.
/Priza.al/