Apple prezanton kompjuterin më të avancuar në botë/ Mund të përdoret edhe si aparat fotografik

Apple ka prezantuar “MacBook Pro” të ri i cili kushton 1,999 dollarë. MacBook është deri në 70% më i shpejtë se modelet e mëparshme dhe risjell një veçori që me shumë mundësi shumë nga ne e prisnin, karikuesin magnetik të laptopit MagSafe, i cili i jep pajisjes karikim të shpejtë deri në 50 përqind të karikimit në 30 minuta.

MacBook Pro 14-inç kushton 1,999 dollarë dhe 16-inç fillon nga 2,499 dollarë. Kompjuteri përfshin çipat më të fundit të Apple M1 – Pro dhe Max. Apple organizoi eventin e prezantimit të kompjuterit të ri brenda një muaji për t’i treguar botës MacBook -un e tij më të fundit dhe më të avancuar.

Çfarë risi të tjera sjell kompluteri MacBook?

Thamë se MacBook Pro i ri përmban çipat e rinj të gjigantit teknologjik M1 Pro ose M1 Max, duke e bërë atë deri në 70 përqind më të shpejtë se paraardhësit e tyre, gjithashtu kompjuteri vjen në dy madhësi, 14 inç dhe 16 inç, por ndryshe nga modelet e mëparshme, këto janë të dizajnuara me disa porta për kufje, ngarkuesin MagSafe dhe pajisje të tjera (HDMI, lexues karte SDXC…)..

Greg Joswiak, nënkryetari i lartë i Apple për Marketingun në mbarë botën, tha në një deklaratë: ‘Ne kemi vendosur të krijojmë komjuterin më të mirë pro në botë, dhe sot jemi të lumtur për të prezantuar MacBook Pro krejt të ri me M1 Pro dhe M1 Max-a kombinim që ndryshon performancën, jetëgjatesine e pakrahasueshme të baterisë dhe karakteristika novatore”.

MacBook Pro përmban borde të reduktuara të ekranit me trashësi 3.5 mm, me një nivel jashtë pjesës së sipërme për kamerën.MacBook Pro i ri përmban një ekran Liquid Retina XDR, për lidhje të avancuar, një aparat fotografik 1080p FaceTime HD dhe ‘sistemin audio më të mire” sipas Apple.

Modelet e reja gjithashtu eliminuan ‘Touch Bar’ që fansat e Apple kishin krijuar dhe rivendosën disa lidhje më të thjeshta për tu përdorur.

Të dy modelet kanë tre porte “Thunderbolt 4” për të lidhur pajisje periferike me shpejtësi të lartë, një vend i kartës SDXC për qasje të shpejtë në media, një port HDMI për lidhje me ekranet dhe televizorët dhe një prizë kufje.

Apple gjithashtu ka sjellë MagSafe me një gjeneratë të tretë që ka karakteristika dhe dizajn të përditësuar për marrë sa më shumë energji nepermjet karrikimit- siguron deri në 50 përqind të jetës së baterisë në vetëm 30 minuta.

Tastiera tani ka një rresht të funksionit me lartësi të plotë në vend të Touch Bar dhe e gjithë zona e tastierës është e zezë.

 

/Burimi: Macrumors/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *