Ndeshja mes All Stars të kampionatit vendas dhe PSG-së që do të zhvillohet ditën e nesërme në Arabinë Saudite ka marrë vëmendje në të gjithë botën. Kjo është një mundësi për të parë sërish përballë Cristiano Ronaldon dhe Messin, dy rivalët që kanë lënë gjurmë në 15 vitet e fundit duke dominuar në të gjitha garat.
Biletat për ndeshjen u shitën teksa një person pagoi një shumë stratosferikë për të pasur në dorë biletën premium, e cila të jep mundësinë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe për të takuar dy kampionët në dhomat e zhveshjes.
Mushref al Ghamdi, një manjat i pasur saudit i pasurive të patundshme, fitoi ankandin duke paguar shumën rekord prej 2.6 milionë euro.