Mbrëmja e djeshme e ‘Prime-t’ të ‘Big Brother VIP Albania’ iu dedikua e gjitha dashurisë. Mesazhet romantike, këngë, fjalë të ëmbla dhe ngjyra që i përshtaten ditës së të dashuruarve. Veshjet e vajzave ishin yll por ajo që na ra më shumë në sy ishte e Arbanës.
Moderatorja zgjodhi një fustan rozë, të shkurtër e me dy trëndafila. Me flokët gjysëm të kapura, Arbana dukej kryevepër. Por fustani nuk ishte diçka që nuk ishte parë më parë, nga personazhet e njohur të showbiz-it.
Vetëm tre ditë para Prime-t, ky fustan është parë i veshur nga këngëtarja Nora Istrefi. Ajo ka postuar një video në Instagram me këtë fustan të cilin e ka kombinuar me taka rozë.
Fustani është i koleksionit të Ermanno Scervino dhe kushton plot: 1414 paund.