Moderatorja shumë e njohur shqiptare Arbana Osmani në sytë e publikut shqiptarë është shfaqur edhe si shkrimtare e dy librave të gatimit që janë pëlqyer shumë nga publiku.
Së fundmi ajo ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj ka vendosur të mos botojë më libra për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë dhe rrjedhimisht dhe çmimi i librit dyfishohet. Kështu moderatorja ka vendosur të mos hedh në treg pasi nuk e konsideron shitjen e librit të saj treg .
“Libri im i dytë me receta gatimi është “sold out”prej shumë muajsh, dhe çdo dite marr me dhjetëra mesazhe nga ju që më pyesni se ku mund ta gjeni…
Për shkak të rritjes së cmimeve të lëndës së parë të printimit kam vendosur të mos e ribotoj, pasi ribotimi do ta dërgonte në treg me dyfishin e çmimit të mëparshëm dhe gjykoj që kjo thjesht nuk është e drejtë. Librat e mi me receta nuk i kam parë dot si biznes, por më shumë si një mundësi për të ndarë grimca nga jeta ime në kuzhinë me ju; kështu që derisa të gjejmë kohë për receta të reja (me këto ritme fëmijesh nga 2034) do ndajmë receta të shijshme dhe të shpejta këtu në IG??”, ka shkruar ajo krahas fotos së kopertinës së librit.